Lidhja tronditëse e Gilmando Danit me policinë/ Qyno: Shoferi që e priste në aeroport, punonjës i AMP-së

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë për lidhjet e ekzekutimit mafioz të Gilmando Danit, eksponent i lartë i krimit të organizuar në vend dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

Dani u vra me breshëri plumbash pak çaste pasi kishte mbërritur në Shqipëri nga Spanja, ndërsa shoferi i tij, Muçi Shaliani, mbeti i plagosur.

I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, gazetari i kronikës, Elton Qyno, bëri me dije se ‘fakt i rëndë është se Shaliani rezulton të jetë punonjës aktiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), institucion përgjegjës për të hetuar shkeljet brenda radhëve të policisë’.

‘Atentati ndaj Danit duket të jetë planifikuar me detaje dhe saktësi të lartë. Autorët ishin në dijeni të plotë të lëvizjeve të tij, duke zotëruar atë që cilësohet si “informacion i dorës së parë”. Kjo të dhënë sugjeron se ata kanë pasur akses në listën e pasagjerëve të fluturimit nga Spanja, informacion që mund të ketë rrjedhur nga agjencitë e udhëtimit ose nga vetë strukturat e policisë kufitare. Ky nivel organizimi tregon për një grup të strukturuar dhe të mirëinformuar që qëndron pas vrasjes’, theksoi Qyno.

Zbulimi më shokues mbetet përfshirja e një zyrtari të AMP-së si shofer personal i një figure të profilit të lartë kriminal. Ky fakt hedh dritë mbi nivelin e thellë të depërtimit të krimit në institucionet ligjzbatuese. Ngjarja të kujton rastin e mëparshëm të Jeton Lamit, efektivit të forcave operacionale që shërbente si shofer për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, duke dëshmuar për një model shqetësues të bashkëpunimit mes oficerëve të policisë dhe botës së krimit.

Qyno: Ai vetë sapo kishte dalë nga burgu, pra kishte pak kohë, gati një vit e gjysmë apo dy vjet sapo kishte dalë nga burgu, sepse kishte përfunduar një dënim prej 12 viteve burg për heqje të paligjshme të lirisë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ndaj, Ylvi Beqjaj, por edhe për gjobëvënie ndaj këtij biznesmeni, dhe që vijmë në një moment kur Gilmando Dani ishte larguar gjatë këtyre dy viteve nga Shqipëria.

Kanë patur një informacion, të dorës së parë që në momentin që ai sapo ka zbritur, ata kanë pasur listën e të gjithë udhëtarëve të avionit dhe kjo listë del zakonisht ose nga agjencitë turistike që presin edhe biletat njëkohësisht të udhëtarëve, ose direkt nga policia kufitare e cila mbikëqyr të gjithë listën e pasagjerëve, jo vetëm të avionëve, por edhe të pasagjerëve detarë dhe deri diku te pasagjerët e transportit urban. Sidomos lista e pasagjerëve të transportit ajror është domosdoshmërisht që duhet të mbikëqyret. Por që ajo që më përbën në këtë ditë të rënduar, them, jo vetëm për shkak të ngjarjes, por edhe për shkak të një situate tjetër, sepse është një fakt tjetër që ka ardhur tashmë si informacion.

Shoferi i Gilmando Danit që sot ka mbetur i plagosur, Muçi Shaliani, është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që e cila ndodhet në varësi direkte të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pra, që kemi të bëjmë me një personazh që mbante edhe funksionin publik, pranë Ministrisë së Brendshme, nga ana tjetër ishte dhe shofer i një eksponenti të lartë të krimit të organizuar në Shqipëri siç ishte Gilmando Dani. E theksoj këtë sepse në shumë raste kemi pasur eksponentë të policisë së shtetit të përfshirë në veprimtari kriminale ose si përkrahës të elementëve të grupeve kriminale. Rasti që bëri shumë bujë ishte rasti i Jeton Lamit, që punonte edhe si punonjës policie pranë skuadrës operacionale të Policisë së Shtetit por edhe si shoferi i Ervis Martinit dhe vijmë në një moment të dytë sot kur një tjetër punonjës policie ëh shërben si shofer i një eksponenti të lartë të krimit të organizuar në Shqipëri. E them eksponent i lartë sepse shikoj që jo vetëm nga numri i atentateve që ka marrë Gilmando Dani dhe që i ka shpëtuar, por edhe për sa i përket intensitetit të tij në kryerjen e veprimeve kriminale në kuadër të grupeve kriminale, siç ishte grupi i Emiliano Shullazit ku ai aderonte. Madje edhe në këtë grup, me Emiliano Shullazin, por edhe me persona të tjerë, ai është arrestuar, është gjykuar dhe më pas është dënuar për gjobëvënie, për grup të strukturuar kriminal deri tek pjesa e pengmarrjes. Faktikisht sot është një goditje mjaft e rëndë për sa i përket grupit të Emiliano Shullazit. Ishte njeriu kryesor që organizonte dhe monitoronte punët e Shullazit jashtë qelisë, ishte njeriu kryesor që si të thuash kishte një ndikim, kishte një potencë ëh dhe që mbante ende gjallë grupin në terren të Emilianos Shullazit dhe që sot, vijmë në një moment kur ky person ekzekutohet me disa plumba dhe ekzekutohet pikërisht sapo vë këmbën në në Shqipëri. Duket që autorët, por edhe grupi që ka organizuar vrasjen e tij, është një grup mjaft i sofistikuar dhe i strukturuar sepse fakti që ka pasur informacionin kur ka ikur dhe fakti që ka pasur informacionin kur ka ardhur dhe po ashtu...