SYRI TV/ Irena Gjoka ‘ribashkon’ Metën dhe Kryemadhin, avokatët e Metës braktisin seancën
Kërkesa e avokatëve të Ilir Metës për përjashtimin e Irena Gjokës solli tensione në seancën në GJKKO, ku avokatët braktisën seancën. Avokati Kujtim Cakrani tha i se Irena Gjoka është në hetim nga SPAK dhe nuk mund të gjykojë një çështje ku SPAK është palë. Monika kryemadhi tha se në ditët në vijim mund ti bashkëngjitet kërkesave të metës për përjashtimin e Gjokës si dhe kthimin e dosjes për hetime. Seanca e ardhshme do të jetë më 17 Nëntor.
Syri TV
Seanca paraprake ndaj presidentit të partisë së lirisë ilir meta dhe të pandehurve të tjerë dështoi, pasi avokatët kërkuan largimin e Irena Gjokës nga gjykimi. Avokati kujtim Cakrani braktisi seancën ku tha se deri në shprehjen e gjykatës mbi kërkesën e mbrojtjes nuk mund të vijonte gjyqin. Cakrani insistoi në konfliktin e interesit të gjyqtares Gjoka që sipas tij ndonëse nën hetim nga SPAK gjykon një çështje që vetë SPAK interesohet.
Cakrani evidentoi paligjshmërinë e procesit gjyqësor që sipas tij, ndonëse faza e hetimit ka përfunduar SPAK vijon të sjellë prova.
Monika kryemadhi tha se në ditët në vijim mund ti bashkëngjitet kërkesave të metës për përjashtimin e Gjokës si dhe kthimin e dosjes për hetime
Seanca e ardhshme u la më 17 nëntor ora 9 teksa një gjyqtar tjetër duhet të shprehet mbi kërkesën e avokatit të ilir metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.