Berisha: Ne kemi armë të vetme takimin me qytetarin. Të gjejmë dhe të sjellim vlera të reja në PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që drejtuesit demokratë të takohen me qytetarët.
‘Ne kemi armë të vetme takimin me qytetarin. Të gjejmë dhe të sjellim vlera të reja në PD’, u shpreh Berisha gjatë takimit me kryetarët e degëve.
Berisha: Ne kemi armë të vetme, analizën tonë po e po, por takimin me qytetarin. Një bisedë e tillë me ta. Mos mendoni ju se është e lehtë të konceptohet diktatura autoritare, jo. Gjenerata që ka përjetuar diktaturën moniste thotë jo, nuk është diktaturë.
Ka të drejtë se aty nuk kishte parti. Por aty dhe këtu një njeri i kishte të gjitha pushtetet. Por aty nuk pranohej opozita, këtu shtypet opozita.
Ju jeni dëshmitarë se çfarë censure është e tmerrshme është në media. Me raporte ndërkombëtare 90% nën kontrollin qeveritar, e jo vetëm në lajme, por dhe në editoriale, pra që mashtrojnë nga mëngjesi në darke qytetarët për zhvillimet.
Nuk e di, a e morët vesh.
Është një institucion që quhet AMA. Dy motra siameze, secila, e s’po flas më tej. Botojnë raportin se, 90% të kohës e mori Sali Berisha. Kur, në gusht, kur të gjithë të tjerët shkonin plazheve të Europës dhe botës e unë denoncoja zgjedhjet çdo ditë dhe mediat për të mos mbetur me ekran të bardhë e jepnin, këto i kishin llogaritur dhe ua tregonin parlamentarëve europianë, ja.
Se flet Berisha për censurë, por shikoni. Pra shkojnë ne vulgaritete shkojnë në gjëra më vulgare.
Ndaj dhe duhet të rikthehemi tek analiza. Ua kisha thënë përpara që do presim raportin, e kam thënë haptas dhe po ua them këtu. Situata kërkonte që ata zotërinj që finalizonin raportin ta finalizonin në qetësi, e jo me betejat e brendshme të Shqipërisë.
Por natyrisht pas publikimit të raportit, analiza është e detyrueshme, do ta bëni ju me kryesinë, me grup seksionet, me seksionet. Do të dilni me propozimet, sugjerimet, atë çka mendoni, por treguesi më cilësor i suksesit të saj është, sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja.
Prandaj çfarë ju them; secili prej jush të mendojë, cilin njoh, ku është. Të bisedoj me të. Ka plot njerëz që sado që në pamje të parë është e vështirë ti afrojë dhe të shtojmë sa më shumë vlera në këtë parti.
Ju faleminderit.