'Në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze'/ Si ra brenda pak orësh propaganda e ministres Koçiu për krimin

Një vrasje mafioze e ndodhur pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit, ka tronditur publikun, ku është shënuar një viktimë dhe një i plagosur, por njëkohësisht ka rrëzuar dhe propagandën bajate të ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Vetëm pak orë më parë, ministrja Koçiu gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt dhe se nuk ka më vrasje mafioze.

Dhe mjaftuan vetëm pak orë pas kësaj deklarate skandaloze që të ndodhte një vrasje mafioze mu në mes të vendit, pranë aeroporitit të Rinasit, ku si rregull, siguria dhe kontrolli, duhet të jenë në nivelet maksimale, në çdo orar të ditës dhe natës.

Deklarata propagandistike e ministres Koçiu:

Koçiu: 3 vrasje në ditë, janë tre krime tragjikë, që nuk janë vrasje mafioze. Janë të pashmangshme nga puna që bën përditë policia e shtetit. Nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici rri në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë me thikë babanë, apo brenda në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picerin të godasë më thikë kuzhinierin, janë ngjarje tragjike, por për të cilat nuk implikohet puna e policisë së shtetit, autorët janë kapur menjëherë.