Pamjet e rënda nga VENDNGJARJA- Atentati në Rinas/ Dyshohet per një të vrarë dhe një të plagosur rëndë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në  Rinas këtë mesditë.

Mësohet se plumbat janë qëlluar nga dy makina që kanë ikur në drejtim të Fushë Krujës.

Burimet shpjegojnë për Syri tv se ka një viktimë dhe një të plagosur.

Viktimat janë qëlluar me breshëri dhe plumbat u kanë prekur kokën.

Ndërkohë Syri tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja, kur forcat e policisë mundohen të hapin makinën e bllokuar nga të shtënat të viktimave.