Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qeli. Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit  Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua gjykatës me ankim ndaj arrestit në burg. Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Këtë të hënë, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar./Fatjon Gjinaj