Etiopia përzgjedhet sot si vendi pritës për samitin klimatik COP32

Etiopia pritet të konfirmohet këtë të martë si vendi pritës i samitit klimatik COP32 në vitin 2027. Kështu tha për Reuters presidenti i mbledhjes së këtij viti të këtij samiti.

Megjithatë, ajo që përbën problem, është zgjedhja e vendit pritës për samitin që do të mbahet një vit më herët, atë të COP31, me Australinë dhe Turqinë që garojnë. Australia e paraqiti kandidaturën e saj për COP31 në partneritet me Ishujt Paqësorë, të cilët konsiderohen ndër vendet më të cenueshme në botë ndaj ndryshimeve klimatike.

Vendet pjesëmarrëse ranë dakord në parim që konferenca e vitit 2027 të mbahet në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, gjatë ditës së parë të samitit COP30 të Brazilit të zhvilluar hënën, tha presidenti i COP30, André Corrêa do Lago. Zgjedhja ende duhet të miratohet zyrtarisht, gjë që pritet të ndodhë të martën. Një delegat nga një vend i industrializuar i tha Reuters se nuk mund ta imagjinonte pse kjo gjë mund të përbënte ndonjë problem.

Etiopia e paraqiti kandidaturën e saj në shtator, duke konkurruar me Nigerinë. Por Byroja e Vendeve Afrikane vendosi unanimisht të avancojë Etiopinë si kandidatin pritës, thanë burime për Reuters.

Samitet e COP rrotullohen mes rajoneve të botës. Konferenca e këtij viti po mbahet në qytetin Belem të Brazilit. Zgjedhja e vendit pritës për vitin e ardhshëm brenda grupit “Europa Perëndimore dhe të Tjerët” ka ngecur prej muajsh, pasi as Turqinë dhe as Australia nuk tërhiqen nga gara.

Corrêa do Lago u bëri thirrje vendeve të grupit të Evropës Perëndimore të hënën që të zgjidhin ngërçin sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk zgjidhet, konferenca do të mbahet në Bonn, Gjermani, ku ndodhet agjencia klimatike e OKB-së.