Lavrov: Numri i vendeve që zgjedhin armët e prodhuara në Rusi po rritet

Gjithnjë e më shumë vende preferojnë armët e prodhuara në Rusi ndaj armëve perëndimore, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Sipas diplomatit të lartë rus, vendet aziatike, arabe, afrikane dhe latino-amerikane janë partnerë të vjetër të Rusisë.

“Këto marrëdhënie janë krijuar prej kohësh me shumë vende”, tha ai në një intervistë kushtuar 25-vjetorit të tregtarit kryesor të armëve në Rusi, Rosoboronexport.

“Ka disa që deri vonë mbështeteshin te prodhuesit perëndimorë, por tani, pas zhvillimeve globale, konflikteve të ndryshme që përfshijnë përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve, ata shohin se armët tona janë më të mirat”, vuri në dukje Lavrov.

“Ato janë më të lehta për t’u përdorur. Ato kanë provuar efikasitetin e tyre krahasuar me armë dhe sisteme të ngjashme të prodhuara në vendet perëndimore. Ato janë më të lira, në kuptimin e mirë të fjalës”, shtoi ai.