Digjet mobileria në Vlorë/ SYRI publikon VIDEO-n e ngjarjes ku duket autori

Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar plotësisht një mobileri në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, kur një person ende i paidentifikuar, i kamufluar me veshje të errëta, ka thyer xhamin e dyqanit dhe më pas e ka spërkatur ambientin me lëndë djegëse (benzinë).

Pas vetëm pak sekondash, objekti është përfshirë nga flakët që kanë shkatërruar gjithçka brenda.

LEXO DHE: 'Zjarri i qëllimshëm shkrumbon mobilerinë në Vlorë', Pronari: Nuk kam konflikte me askënd...

Pronari i dyqanit deklaron për Syri Televizion se nuk ka konflikte me askënd dhe se është person paqësor.

“Po ia lë drejtësisë hetimin, kamerat janë aty dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja”, tha ai.