'O ç'më bëri ai palloshi'/ Pse Rama nuk e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do rebelohet

Analisti Andi Bushati në studion e ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e sotme në Syri Tv, argumenton se në aferën korruptive 190 milion euro të tunelit të Llogaras, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është përdorur si mashë, ndërsa fijet janë luajtur nga Edi Rama.

 “Nga aq sa dihet edhe me tenderin e tunelit të Llogarasë, këto që janë të freskëta, dhe me tenderin e aeroportit të Vlorës, dihet që Balluku është një mashë ekzekutuese dhe fijet i ka luajtur të gjithë Edi Rama.

Dhe në një farë mënyre, një njeri që të detyron të futesh, (në këtë rast Rama Ballukun), në një procedurë ku ti lë gjurmë në krim, mundet dhe t'i thuash, o ç'më bëri ai palloshi, më futi dhe te ky telash tani. Pra, kjo është për tokëfjalëshin"

Bushati ka dhe një përgjigje për pyetjen pse Rama po fshihet, ka një sjellje ndryshe nga ajo me Veliajn, Tahirin apo Ahmetajn dhe nuk e shkarkon?

Duket që Rama ka një ngërç. Ne që e njohim Ramën, duke e krahasuar Ramën me vetveten, jo, jo siç e mendojmë ne. Në të gjitha rastet, Edi Rama, që nga Shpëtim Gjika në Vlorë, që është zyrtari i parë që i mori Prokuroria, me Saimir Tahirin, me Arben Ahmetajn, e deri te Veliaj në fund. Për çdo ndërhyrje të pushtetit gjyqësor, Rama gjithmonë ka pasur një deklaratë politike. Që nga dita që Balluku është marrë e pandehur, Rama vetëm fshehet.

Është ajo sekuenca e Ambrozias që tenton ta pyesi dhe Rama është gati të prishi konferencën. Një konferencë ku në progres raport, kjo qeveri akuzohet për mediat dhe Rama vetëm që mos t'i përgjigjet për Ballukun, prapë lë një përshtypje të keqe dhe nuk mohon dot akuzën e raportit. Pra, në këtë kuptim, duket që Rama ka një ngërç për të folur për çështjen Balluku.

Tani, cili është gjëja e ngërçit? Një arsye është kjo e që thotë Lorenci.

Një- Pra, duke mbajtur Ballukun pararojë, krijon një mburojë për të vajtur goditja te vetja.

Dy-  Një tjetër mund të jetë se mund të jetë nga ato afera ku Rama është i implikuar me Ballukun. Ku Rama mund të ketë frikë se Balluku, po përfundoi si i gjyshi, do veprojë ndryshe nga i gjyshi, por do e tregojë padronin.

E, do rebelohet ndaj padronit. Pra, ne akoma nuk kemi të dhëna që të analizojmë pse Rama po sillet në mënyrë absurde ndaj Ballukut. Ajo që mund të themi, që jemi të bindur duke parë faktet, është që Rama po sillet në mënyrë të çuditshme dhe ndryshe nga ç'është sjellë gjithë rastet e tjera.

Koha do tregojë pastaj se pse po sillet ndryshe nga ç'u soll me Tahirin, me Veliajn, me Ahmetajn, me Lefter Kokën e kështu me radhë.

 Rama e kontrollon SPAK për sa kohë nuk ka vajtur te Rama. Për sa kohë që Rama nuk preket vetë...