VIDEO/ Gol spektakolar në Kanadë, 'icicle kick' në dëborë dhe në temperaturë -8 gradë
Finalja e kampionatit kanadez mes Atletico Ottawa-s dhe Cavalry FC u zhvillua në një stuhi dëbore, me temperatura rreth -8°C, duke e bërë sfidën të jashtëzakonshme për lojtarët dhe tifozët.
Momenti më magjik i ndeshjes erdhi nga mesfushori David Rodriguez, i cili realizoi golin e barazimit për skuadrën e kryeqytetit me një rovesciata të pabesueshme. Goli, i shënuar ndërsa bora binte vrullshëm, i ka dhënë trajtë historike këtij takimi dhe tashmë njihet si “icicle kick”, një lojë fjalësh mes “ice” (akull) dhe “bicycle kick” (roveshatë).
Pavarësisht këtij goli mahnitës, Atletico Ottaw arriti të fitonte sfidën 2-1 pas kohës shtesë, duke siguruar titullin.
Veprimi teknik i Rodriguez ka ngjallur admirim të madh në rrjetet sociale dhe pritet të mbetet në memorien e futbollit kanadez si një nga momentet më spektakolare të vitit. Një kombinim perfekt i aftësisë, guximit dhe kushteve ekstreme të motit që e bëri këtë gol unik dhe të paharrueshëm.