Itali/ Përleshje mes bandave shqiptare në Treviso, tre persona përfundojnë në spital
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe me thikë gjatë një përleshjeje, pas së cilës fshihet një larje hesapesh mes grupeve shqiptare, shkruan Corriere della Sera.
Incidenti ndodhi më 10 nëntor, rreth orës 17:00, në Mogliano Veneto (Treviso). Bandat u përleshën në parkingun në Via Svevo, pak hapa larg një shkolle.
Të plagosurit u transportuan me ambulancë; të gjithë kanë lëndime të moderuara ndërsa policia po kryen veprimet hetimore.
Ata po kërkojnë armët me të cilën është qëlluar: deri më tani janë konfirmuar tre të tilla. Mendohet se njëri prej autorëve të ketë hedhur armën diku afër dhe të jetë larguar.
Disa nga personat e përfshirë në përleshje u larguan me të mbërritur policia,informon media italiane.