EMRI/ Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, arrestohet 27-vjeçari që goditi me grusht këshilltarin

Arrestohet 27-vjeçari që goditi me grusht këshilltarin e bashkisë së Pogradecit.

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec. 

Konfrontim fizik në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ndodhi paraditen e sotme pas miratimit të pikës 6 për "miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera".

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: VIDEO/ Plas grushti brenda mbledhjes së Këshillit Bashkiak Pogradec

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.