VIDEO/ Neza: Aksioni i opozitës duhet të ketë një rezultat praktik, qëllimi final është rrëzimi i qeverisë

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për aksionet e opozitës, duke theksuar se objektivi i shpallur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, përfaqëson qëllimin e qartë të opozitës.

Sipas Nezës, ky objektiv duhet të prodhojë një output praktik, i cili mund të mos jetë domosdoshmërisht rrëzimi i menjëhershëm i qeverisë, por një mekanizëm që e afron opozitën drejt këtij synimi final.

‘Por në kjo duhet të ketë, do të ketë një output praktikisht kjo. Dhe outputi mund të mos të jetë edhe rrëzimi i qeverisë. Por ama outputi do të jetë pavarësisht se Berisha sot u shpreh, ne duam dorëheqjen jo vetëm të Belinda Ballukut por dhe të kryeministrit. Absolutisht. Por outputi do të jetë, do të jetë një mekanizëm i cili na çon më lehtë tek, qëllimi final dhe synimi final që është rrëzimi i qeverisë,’ u shpreh Neza.

Gazetari shtoi se ky mekanizëm duhet të fillojë me zgjerimin e fashës së përgjegjësive, duke përfshirë më shumë aktorë politikë dhe shoqërorë në këtë proces.

 ‘Së pari, unë mendoj se duhet të jetë rritja e fashës ose zgjerimi i fashës së përgjegjësive. Domethënë, të atyre, të atyre grupeve ose të atyre, si të thuash, personaliteteve ose zyrave që marrin përgjegjësi. Domethënë, është e pamjaftueshme që këtë përgjegjësi ta marri vetëm Partia Demokratike. Patjetër. Nëse nuk krijohet një kohezion midis Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës në parlament, të cilat në fakt janë të vogla në parlament me përfaqësim deputetësh, po nuk janë aq të vogla kur ato bëhen bashkë jashtë parlamentit, domethënë bëjnë rreth 190.000 vota.’

Neza theksoi se bashkëpunimi midis PD-së dhe partive të tjera opozitare është thelbësor për të ndërtuar një rrugë më të butë komunikimi me qytetarët skeptikë, të cilët mund të dëshirojnë largimin e qeverisë, por nuk janë të bindur për alternativën që vjen pas saj.

‘Ndërkohë ato arrijnë edhe të ndërtojnë një farë, një farë, rrugën më të butë ose më të lehtë, qarkullimi midis atyre skeptikëve ose njerëzve të cilët fund nga fundit ju intereson që të rrëzohet qeveria, por nuk janë shumë të bindur se kush do vijë pas kësaj qeverie. Dhe kjo step protestën, step edhe goditjen e tyre e cila është shumë e rëndësishme dhe është shumë e rëndësishme në fakt për, për jetëgjatësinë e protestës ose edhe për qëndrueshmërinë në kohë të protestës. Edhe për qëllimin çfarë do të arrijë.’

Në vijim, Neza e konsideroi nisjen e platformës opozitare, qoftë brenda apo jashtë parlamentit, si një hap pozitiv, por që kërkon përshtatje dhe rikonceptim gjatë zhvillimit.

‘Kështu që në, në të gjitha këto aspekte, nisja e kësaj lloj platforme, qoftë brenda parlamentare, qoftë jashtë parlamentare, qoftë përballë kryeministrisë, është një, një hap i mirë, por është një hap i cili duhet të pësojë ndryshime, rikonceptime përgjatë zhvillimit të tij. Në mënyrë që të përshtatet sa më mirë, qoftë në gjerësi, por qoftë edhe në shtrirje në kohë.’

Ai nënvizoi se shtrirja në kohë e protestave apo e aksioneve të këtij lloji mund të prodhojë rezultate më të mëdha se pritshmëritë fillestare.

 ‘Sa gjithëpërfshirëse do jetë? Po, po, qoftë edhe shtrirja në kohë, sepse është verifikuar kjo gjë që shtrirja në kohë e protestave ose e aksioneve të këtij lloji, prodhon në mënyrë të padiskutueshme prodhon një rezultat i cili mund të tejkalojë edhe qëllimin e parë,’ tha ndër të tjera, gazetari Sami Neza në SYRI TV.