'Po shfarosen fshatrat' Julian Hoxhaj: Tokat publike po u jepen klientëve të qeverisë, opozita të ngrejë zërin
I ftuar në studion e Task Force’ në Syri Tv, gazetari Julian Hoxhaj tregon planin tronditës të qeverisë për shfarosjen e fshatrave dhe kthimin e tokave publike në parqe fotovoltaike, pronë private për miqtë e Ramës. Ai i bën thirrje opozitës të dalë nga gjendja paszgjedhore e 11 Majit dhe të bëhet zëri i kauzave qytetare.
"Eshtë momenti, që opozita, përveç platformës përpara kryeministrisë, duhet të shfrytëzojë edhe këtë moment të rëndësishëm, që çdo kauzë të vogël qytetare që ka një lloj interesi publik, ta marrë dhe ta çojë më tej duke, duke i qëndruar vetë në ballë të saj' thekson ai.
Fjala e Julian Hoxhës në studion e Task Force
Do të doja ta vlerësoja shumë platformën e opozitës sepse ka një nevojë imediate edhe opozita edhe qytetarët sot që të lidhin, të lidhen më shumë me njëri-tjetrin.
Pra, opozitës i duhet patjetër që të dalë nga ai moment i vështirë i zgjedhjeve të pas 11 majit dhe sigurisht të hedhi baza të forta për zgjedhjet e ardhshme, por padyshim edhe për qëllimet që ka prezantuar vetë. Sepse sot qytetarët shqiptarë janë të vjedhur, të zhvatur në të gjitha mënyrat dhe opozita sot duhet të jetë në ballë të çdo lloj aksioni.
Ne pamë para disa javësh në Vlorë një incident që ndodhi në sallën e Këshillit Bashkiak. E njëjta gjë sot u përsërit në Pogradec. Pra, ka plot momente dhe kauza të vogla qytetare që janë interes publik, sepse kjo qeveri po u merr pronën qytetarëve, po shkon në fshat, pra mbaroi me bregdetin, do mbarojë dhe me paketën e maleve në zona ekskluzive dhe tani po shkon në çdo fshat të mundshëm të Shqipërisë dhe të gjitha pasuritë publike do t'i marrë dhe do t'ua japë personave apo njerëzve që kanë lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë për të ndërtuar parqe fotovoltaike.
Me ligjet që janë bërë së fundi, këto prona do të kthehen së shpejti në prona private të këtyre personave që do t'i marrin. Pra në qoftë se deri më sot kemi parë shpopullim, po themi në mënyrë të njëtrajtshme gjatë 10 viteve të fundit, më pas do ta kemi në formën e genocidit, largimin apo zbrazjen e fshatrave, se nuk do ketë më interes qytetari që të jetojë në fshatra.
Prandaj është momenti, që opozita, përveç platformës përpara kryeministrisë, duhet të shfrytëzojë edhe këtë moment të rëndësishëm, që çdo kauzë të vogël qytetare që ka një lloj interesi publik, ta marrë dhe ta çojë më tej duke, duke i qëndruar vetë në ballë të saj, tha ai në studion e gazetares Sonila Meço.