Shpërthimi në Nju Delhi/ India shpall gjendje gatishmërie të lartë në kufirin me Pakistanin
India ka shpallur gjendje gatishmërie të lartë në kufirin e saj me Pakistanin dhe Bangladeshin pas një shpërthimi në New Delhi, raportoi India Today TV.
Forcat e sigurisë kufitare kanë rritur vigjilencën dhe kanë shtuar patrullimet për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm, tha kanali televiziv.
#WATCH | Delhi: Blast near Red Fort Metro Station | Union Home Minister Amit Shah arrives at the spot.
— ANI (@ANI) November 10, 2025
A blast took place in a Hyundai i20 car near the Red Fort in Delhi today at around 7 pm. Due to the blast, eight people have died so far. pic.twitter.com/QiDQrTJHXs
Kryeministri indian Narendra Modi u informua për shpërthimin në lagjen e Delhit të Vjetër të kryeqytetit indian, e cila është e njohur për turistët. Ai foli me Ministrin e Punëve të Brendshme Amit Shah.
Të hënën në mbrëmje, një makinë shpërtheu në një semafor pranë Fortesës historike të Kuqe në Nju Delhi. Dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende. Policia po heton incidentin.
Agjencitë e sigurisë gjithashtu kanë shpallur gatishmëri të lartë në të gjithë kryeqytetin kombëtar . Një gatishmëri e lartë u dha për Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi (IGI), si dhe për stacionet e metrosë dhe hekurudhave në Delhi dhe Rajonin Kombëtar të Kryeqytetit (NCR).