A u rrëzua Sheikh Hasina nga Sorosi dhe Clinton-ët?
A ishin fondacionet e financuara nga Bill Clinton-i dhe George Sorosi pas rrëzimit të kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, vitin e kaluar?
A nxiti shteti i thellë amerikan lëvizjen masive kundër qeverisë së Lidhjes Awami? Ish-ministri i Bangladeshit, Mohibul Hasan Chowdhury, që kishte rol të rëndësishëm gjatë krizës së korrik-gushtit 2024, ka konfirmuar atë që ishte përfolur më herët. Duke folur për Russia Today, ai tha: "Disa familje që kanë qenë në pushtet, sidomos familja Biden, Clinton-ët, Sorosët, dhe disa OJQ nga Shtetet e Bashkuara, USAID dhe International Republican Institute, kanë zhvilluar fushata kundër qeverisë sonë prej kohësh, që nga viti 2018."
Rrëzimi i Sheikh Hasinës
Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, u detyrua të japë dorëheqjen, të largohet nga vendi dhe të kërkojë strehim në Indi me 5 gusht 2024, pasi mijëra njerëz sulmuan rezidencën e saj zyrtare, e grabitën dhe e shkatërruan. Ngjarjet ndodhën pas një muaji protestash që kërkonin heqjen e rezervave për pasardhësit e luftëtarëve të pavarësisë, të cilët kishin marrë pjesë në Luftën Çlirimtare të Bangladeshit në vitin 1971. Lëvizja, që fillimisht u nis nga studentët, u mor shpejt nën kontroll nga forcat islamike. Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Muhammad Yunus, mbërriti në Dhaka me 8 gusht dhe ditën tjetër formoi një qeveri të përkohshme, jo të zgjedhur.
Qeveria e përkohshme e Muhammad Yunus
Duke aluduar për një komplot të shtetit të thellë amerikan dhe për strategjinë për të destabilizuar Bangladeshin, një vend me pozicion të rëndësishëm në Oqeanin Indian, Chowdhury tha: "Ka pasur një lidhje të hershme midis familjes Clinton dhe regjimit të përkohshëm të Yunus-it... Këto aktivitete kanë vazhduar për shumë kohë. Nuk ishin të dukshme, por financimet për OJQ-të e fshehta vazhdonin. Ata ishin të vendosur ta ndryshonin qeverinë në Bangladesh."
Financimet e Clinton-it dhe Sorosit në Bangladesh
Sipas analistëve, elementë islamikë depërtuan në protestat studentore në mënyrë të organizuar dhe të qëllimshme. Në këtë kuadër, deklaratat e Chowdhury-t se "po vazhdonte financimi i OJQ-ve të fshehta" për të destabilizuar qeverinë e Hasinës dhe se "ata ishin të vendosur të ndryshonin regjimin në Bangladesh", marrin rëndësi të veçantë. Ai shtoi: "IRI ishte shumë aktiv, ndërsa fondet e USAID-it nuk po shkonin askund. Ku përfunduan ato para? Ato ishin destinuar për aktivitete që synonin ndryshimin e regjimit." / Dnaindia - Syri.net