11 Nëndori 1990 dita që ju kthej shqiptarëve besimin në zot!
Nga Besim Ndregjoni/
Nëndori për shqiptarët ka dy data të afërta me njana tjetrën, njëra datë 8 nëndori1941 solli, dhe akoma po i sjell fatëkeqësi e trauma, Shqipnisë, krijimi i partisë komuniste, që u bë vegël e hasmit tonë shekullor serbëve, që çfarosi një popull, që përdori metodat shtazarake, ndaloi me dhunë popullin mos të besonte në Zot, që e shpalli Shqipërinë shteti ateistë në botë, dhe data 11 nëndor 1990 që erdhi për mos me u kthye kurrë. Kjo ashtë data ma e bukur e jetës. Shqipnia pa këtë datë shkonte drejt zhdukjes.
Ish i burgosuri politikë prej dy dekadash, shkodrani që nuk u tutë nga torturat e sigurimit të Shtetit që i kaloi rininë me vuajte në Burrel e Spaç, që s’ju nënshtru diktaturës anti Zot të Enver Hoxhës që do të bëjë epokë duke u vrarë frikën shqiptarëve dhe duke ju kthy besimin në Zot!
Shkodra u gdhi me 11 nëndor 1990 nën masën e një shiu që binte rrëke, në muajn e Purgatorëve, nuk mungonin njerëzit në të dielën e parë në vorret e Rrëmajt. Dhe pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra se partia e kish ndalu që në vitin 1975 varrimin aty. Qëllimi i dt. 8 nëndor ishte të zhdukej kjo histori që të shkonte drejt shkatërrimit si varreza. Vrapuan shkodranët me mushama tavoline në të cilën hani bukë, drejt shtëpisë së Dom Simon Jubani. Shkodra atë ditë nuk njihte katolikë apo mysliman, të gjithë drejtoheshin rreth Priftit të guximshëm, dhe ky gjigant i besimit në Zot, dhe pse shiu vazhdonte të binte ata u grumbulluan rreth Simon Jubanit që po bante mbas 50 vitesh Meshën e parë në Shkodrën e lashtë të Rozafës. Nuk numërohen njerëzit që drejtohen rreth kapelës së djegun e pa çati, vërtet aty asht Don Simoni!
Don Simoni ven kryqin e mshefun nën tavolinë bashkë me pak gjana të ruejtuna ndër vite, pa i shku mendja kur vuante në birucat e Burrelit, se do të ja arrinte kësaj dite të lumnueme.
Fjalimi i tije ishte piskamë, sot fillon për të gjithë shqiptarët një epokë e re! Shpërndahet fjala në të gjithë Shkodrën ka ardhë mesia. Nuk harrohet fjala e Shën Tomës unë pa e pa Don Simonin me sytë e mi tu thanë meshë pa vu dorë në plagët e tija që i kanë hap komunistët në trupin e tij nuk besoi.
“Kjo datë është mrekullia!”
Kjo datë do të detyronte diktatorin Ramiz Alia që një muaj më pas të lejonte pluralizmin politik!
Pa të burgosurit e të përndjekurit politikë Shqipëria nuk do të bante pluralizmin politik, që fatkeqësisht mbas tre dekadave e gëzojnë ata që luftuan Zotin dhe duartrokisnin e krenoheshin me Shqipërinë ateiste!
Kjo datë duhet të jetë ditë kombëtare e besimit në Zot, në këtë datë duhet të ndijohen këmbanat e kishës, Ezani i hoxhallarve, të përulen me venerim shteti shqiptar para epokës që bani Don Simon Jubani, ai që vuajtjen e kthejë në besim dhe jo në hakmarrje.
Shteti shqiptar vazhdon rrugën e 8 nëndorit dhe jo të 11 nëndorit. Sot shteti shqiptar po prish familjen me ligje prindërsh 1, 2! Sot Parlamenti duhet të mbante seancë nderimi ndaj bashkëvuajtësve të Simon Jubanit, dhe jo të nderoi ditën që solli pushtimin e Shqipërisë e ndaloi besimin në Zot!
Gjaku i Martirëve të fesë dhe të atdheut, asht fara që sot ka bijtë, Katolikë e Myslimanë, të vrarë së bashku në Zallin e Kirit, të lidhun dora dorës sot thërrasin:
Bashkohuni vllazën shqiptarë si na këtu që kemi vdekë për liri dhe demokraci të vërtetë.
Nuk ndërtohet demokracia me 8 nëndorin Zotrinj pushtetarë, politikan, akademik, intelektual, Demokracia ndërtohet me 11 nëndorin që na kthejë besimin në Zot!
Lavdi të përjetshme Don Simon Jubanit e Shkodrës martire, lavdi të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptar që në mes plumbave mbrojtën besimin në Zot, mbrojtën vlerat e larat të familjes shqiptare që pranua të jepnin jetën dhe jo ti nënshtroheshin barbarëve që nuk njihni Zot.
Shqiptarë të frymëzuar nga data 11 nëndor 1990 do të mbrojnë familjen, kombin, demokracinë me besimin në të madhin ZOT!