SYRI TV/ Kisha Katolike kundër ligjit shumëgjinor - Doda: Po shkatërrohet e ardhmja e rinisë...
Kisha katolike ka reaguar ashpër pas miratimit të ligjit për njohjen e shumë gjinive në vendin tonë. Kreu i Kishës Katolike shqiptare Dom Arian Doda u shpreh se miratimi i këtij ligji ka shkelur ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë. Sipas Dodës parlamentarët shqiptar po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë, duke i dhënë të drejtë njohjes së gjinive të tjera përveç asaj që ka përcaktuar zoti, burrë dhe grua.
Syri TV
Miratimi i ligjit për ‘barazinë gjinore’, i cili përfshin konceptin e ‘gjinisë së shumëfishtë’, ka ndezur debate të ashpra publike, ku në qendër të këtyre debateve janë edhe komunitetet fetare. Kreu i Kishës katolike në Shqipëri Dom Arian Doda ka reaguar ashpër në lidhje me miratimin e këtij ligji për gjininë e shumëfishtë. Doda është shprehur se parlamentarët po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë, duke i cilësuar të vegjlit si engjëj.
Kreu i katolikëve shqiptarë deklaron se me miratimin e ligjit për shumëgjinitë, po shkelet ndërgjegjja e qytetarëve shqiptarë, duke i bërë që rinia të braktisin vendin për shkak të ndikimeve nga lobet të caktuara.
Pak ditë më parë mazhoranca socialiste miratoi me forcën e kartonave ligjin të emërtuar si të barazisë gjinore, por që vetvete ky ligj u hap rrugë formimit të shumëgjinive, duke hedhur poshtë kulturën tradicionale të familjes ku ka vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Ligji i miratuar me dhunë nga Socialistët u kundërshtua ashpër nga opozita. Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi ligjin si përmbysjen e rendit gjinor binar shekullor dhe mijëvjeçar dhe një ligj që përmbys familjen dhe vlerave të saj. Berisha deklaroi se ky ligj përmbys librat e shenjtë dhe moralin e tyre.