Fier: Katër persona, mes tyre një 15-vjeçar, kapen me kokaine dhe cannabis
Katër persona, mes tyre edhe një 15-vjeçar, janë vënë nën hetim në Fier, pasi gjatë kontrolleve fizike u kapën me doza kokaine dhe cannabis.
Sipas policisë, shtetasit K. A., 21 vjeç, nga Lushnja, E. Xh., 41 vjeç, nga Berati, G. T., 28 vjeç, nga Kuçova, si dhe një 15-vjeçar, u proceduan në gjendje të lirë.
Lëndët narkotike u sekuestruan si prova materiale dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, E. Xh., 41 vjeç, banues në Berat, G. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe për një shtetas 15 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.