Korçë: 64-vjeçari dëmton me gur xhamat e një banke, procedohet penalisht
Në Korçë, një 64-vjeçar është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka dëmtuar me gur xhamat e fasadës së një banke të nivelit të dytë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policsë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë (gur), xhamat e fasadës së një banke të nivelit të dytë.