Saiti: Kosova dëshmoi pjekuri demokratike! Aty ku votohet, aty numërohet
Gazetari Gazment Saiti ka folur në një intervistë në Syri TV rreth procesit zgjedhor në Kosovë si shembull për rajonin, duke theksuar se standardet e organizimit janë shumë më të avancuara se në Shqipëri. Ai thekson se në Kosovë numërimi i votave bëhet menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në të njëjtin vend ku votohet, çka garanton transparencë dhe shpejtësi në nxjerrjen e rezultateve. Sipas tij, ndryshe nga Shqipëria, ku shpesh ka ndërhyrje politike dhe ndikim nga krimi, Kosova tregoi pjekuri demokratike, duke zhvilluar zgjedhje të qeta dhe të besueshme, të cilat u vlerësuan edhe nga Bashkimi Europian.
Gazment Saiti: Në fakt, në Kosovë ky trend tashmë është prej vitesh që në Kosovë aty ku votohet, aty numërohet. Nuk është standardi si në Shqipëri që merret, votohet në Fier e numërohet në Tiranë. Ky standard nuk është në Kosovë. Pra gjithmonë aty ku votohet, aty numërohet, sepse në momentin që mbyllet procesi i votimit, automatikisht bëhet pjesa e siglimit të gjithë këtyre kutive të votimit, merret OK nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe automatikisht pas pak minutash fillon edhe procesi i numërimit. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në numërim shumë të shpejtë dhe në nxjerrjen e rezultatit. Pjesa tjetër pastaj e incidenteve. Incidente ka, ka gjithmonë edhe në Kosovë, po janë incidente domethënë, janë shumë të vogla ose sporadike, mund të themi, për faktin se këto incidente mund të ndodhin vetëm për disa momente ku njerëz të cilat mund të shoqërojnë dikë të familjes për të votuar, por jo të marri dikush nga patronazhisti, të marri të futet atje dhe të intimidojë, ose drejtori i drejtorisë, ose ministri, ose ku ta di unë siç ndodh rëndom këtu në Shqipëri. Këto gjëra nuk parandodhin në Kosovë. Kështu që rezultatet dalin brenda ditës.
Ka pasur gjithmonë standard tjetër përsa i përket këtij, këtij procesi. Pastaj, kemi menjëherë pas, pas votimeve dhe pas numërimit të votave, sot kemi edhe deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë që tha, uroj Kosovën për zgjedhje demokratike dhe pa asnjë lloj ndikimi. Dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Shqipëri që të dali brenda 24 orësh të ketë edhe një deklaratë të Bashkimit Europian. Përkundrazi, domethënë, të gjitha ato deklarata ose të gjitha ato konkluzione që janë arritur edhe nga OSBE ODIHR-i, edhe nga zyra e BE-së në Shqipëri, kanë dalë me konkluzione domethënë të cilat që në Shqipëri është intimiduar vota, ka pasur ndikim politik, ose ka pasur edhe vetvetiu ka pasur edhe ndikim të krimit për të kanalizuar votat në drejtim të pushtetit. Sepse pushteti dhe krimi në Shqipëri dihet që tashmë janë unison. Kurse në Kosovë kjo gjë nuk ndodh. Por ajo çfarë mund të themi, që këto zgjedhje në Kosovë treguan edhe një herë pjekurinë demokratike të të gjitha qeverive, nuk po i them të qeverisë së X-it ose të Y-it, treguan një pjekuri e cila e rendit Kosovën një nga vendet me demokraci më të mirë në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Maqedoninë, duke përfshirë edhe Malin e Zi edhe Shqipërinë. Pra Kosova qëndron në majë të këtij klasifikimi.