Ky moment i ngrohtë mes dy figurave të njohura të futbollit italian dhe atij evropian tregoi edhe një herë respektin dhe miqësinë e sinqertë që shpesh mbetet përtej konkurrencës në fushë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/10/auto_de_rosi_dzeko1762764384.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

VIDEO/ Dzeko i ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj!

Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 11-të të Serie A italiane mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2-2, u panë skena të bukura dhe emocionale në konferencën për shtyp.

Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.

Dzeko, i cili u rikthye në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja janë miq të mirë nga koha kur luanin te Roma.

Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te Roma.

“Vetëm për ta përshëndetur", tha Dzeko me humor, ndërsa përqafoi trajnerin e Genoas.

“Shihemi më vonë”, iu përgjigj De Rossi me buzëqeshje.

Pas daljes së Dzekos nga salla, De Rossi u shpreh me admirim për mikun e tij të vjetër, duke zbuluar edhe një detaj të veçantë nga miqësia e tyre.

“Kur hyri në fushë, mendova se do të shënonte patjetër. Emri i djalit të tij është Dani, si unë. Jemi miq të mirë, vëllezër… Isha i bindur se do të shënonte, por fatmirësisht nuk ndodhi një gjë e tillë", tha De Rossi duke qeshur.

Ky moment i ngrohtë mes dy figurave të njohura të futbollit italian dhe atij evropian tregoi edhe një herë respektin dhe miqësinë e sinqertë që shpesh mbetet përtej konkurrencës në fushë.