Plagosje me thikë në Kosovë, arrestohet autori i dyshuar
Një plagosje me thikë është regjistruar gjatë natës në Drenas të Kosovës. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në fshatin Korroticë e Poshtme në Gllogoc. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:37.
I plagosuri ndodhet në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Policia e Kosovës bën me dije se ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar.
“Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e policisë.