Trajneri i Realit nuk e pranon krizën: Ne s’do të fitojmë çdo duel

Trajneri i Real Madridit del në dhomën e shtypit pas barazimit pa gola me Rayo Vallecano dhe vetë fytyra e tij kanë treguar se më shumë se i mërzitur ka qenë i shqetësuar për gjendjen aktuale të ekipit të tij.

“Ne jemi gjithmonë të përgatitur për një ndeshje të vështirë. Ka qenë një ndeshje tranzicioni dhe ato të çojnë në një kontekst në të cilin ndeshjet janë me një ritëm frenetik dhe sot ka qenë kështu.

Në fakt ishte një ndeshje pas asaj në “Anfield” ku donim të luanim mirë, por është e vështirë këtu të marrësh kontrollin e lojës. Nuk ia atribuoj emocioneve të larta dhe sot nuk mundëm të fitonim”.

Më pas ai ka folur pikërisht për atë që prisnin të gjithë, çfarë e shteëson më shumë.

“Jam i shqetësuar për dëshirën për të vazhduar rritjen, përmirësimin dhe autokritikën pozitive dhe konstruktive. Ne të gjithë e dimë se ku jemi dhe çfarë duam. Është nëntor dhe ka ende shumë rrugë për të bërë, duhet të jemi kërkues ndaj vetes dhe gjithashtu të moderojmë qasjen tonë. Nuk fitojmë çdo duel, por as nuk humbasim çdo duel. Ishte një ndeshje e luftuar fort.

Për të ardhur keq është që nuk ishim në gjendje të thyenim bllokimin në tranzicionet ofensive. Nuk shoh që na mungon intensiteti, por më duhet të pranoj se në skuadër ndihet një farë ngërçi”, deklaroi Alonso.