Altin Bojni i PS zgjidhet kryetar i Bashkisë së Matit
Procesi i numërimit në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili kryeson me një diferencë të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve të tij.
Sipas të dhënave të KQZ-së, janë numëruar 46 nga 47 qendra votimi në total.
Altin Bojni ka marrë 7425 vota, që përfaqësojnë 66.54 % të totalit.
Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3184 vota (28.54%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 549 vota (4.92%).