Zgjedhjet e pjesshme lokale, ja sa vota kanë marrë kandidatët në Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Vlorë
Po vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit.
Në bashkinë Tepelenë, kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.
Socialisti Gramoz Sako është dukshëm në avantazh ndaj kandidatit të pavarur Guma.
Sipas informacioneve të para, nga numërimi i kutisë së parë në KZAZ-67 në Berat që i përket QV 3319, kutia e fshatit Bilçë, rezulton se kandidati i PS Ervin Ceca ka marrë 145 vota, kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa 8 vota dhe 6 vota janë vlerësuar të pavlefshme.
Në total janë gjithsej 44 kuti votimi që pritet të numërohen.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Beratit, morën pjesë 19.98% e qytetarëve.
Ka filluar edhe procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Cërrikut.
Në këtë bashki në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel, kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur mbështetur nga PD-ja dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet.
Edhe në Vlorë ka nisur procesi i numerimit.
Gzetari i Syri tv njofton se ka filluar numerimi edhe në Bashkine e Matit.