Votime në 5 bashki/ Nis numërimi i votave në Tepelenë e Berat
Procesi i votimit në 5 bashki të vendit ka 2,5 orë që është mbyllur, por në asnjë nga qendrat e votimit nuk është numëruar ndonjë kuti.
Ndërkohë gazetarët e Syri tv në teren bëjnë me dije se ka nisur procesi i numërimit të votave ne KZAZ 67 në Berat.
Gjithashtu ka nisur numërimi edhe në në KZAZ nr 80 në Tepelenë.