Prizrenin e rimerr Shaqir Totaj, ky është rezultati i Exit Poll-it
Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për balotazhin në Prizren, ku garuan Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i VV-së.
Sipas rezultateve nga kjo matje e opinionit, del se kryetari aktual, Shaqir Totaj, është fitues i balotazhit me 55.14% në raport me kandidatin e VV-së, Artan Abrashi me 44.86%.
Kujtojmë se rezultatet e Exit-Pollit nuk janë rezultate zyrtare. Rezultatet zyrtare i jep KQZ-ja.
Raundi i dytë i zgjedhjeve është mbajtur në 18 komuna.
Si rrejdhojë KQZ së shpejti pritet të dalë me rezultatet zyrtare të pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje.