", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/09/auto_HKCPL2BHIBJA5PUJBAKSWFTZYA1762713978.avif", "width": , "height": } }

VIDEO/ Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga, shënon ndaj Getafes

Qendërsulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rikthyer formën e tij sulmuese në La Liga, duke shënuar golin e gjashtë në këtë sezon për Mallorca-n.

Muriqi kaloi skuadrën e tij në avantazh ndaj Getafes që në minutën e 14-të, pas një asistimi të saktë nga Mojicas. Ylli kosovar nuk gaboi nga afërsia, duke finalizuar me një goditje precize dhe duke dhuruar një epërsi të hershme për ekipin e tij.

Ky gol vjen pas disa ndeshjesh ku Muriqi kishte munguar në listën e shënuesve, duke rikthyer besimin dhe ndikimin e tij në fazën sulmuese të Mallorcan. Me këtë realizim, sulmuesi kosovar po konfirmon rolin e tij kyç në skuadër dhe vazhdon të jetë një nga referencat më të rëndësishme të ekipit në La Liga.