Vlora thyen rekordin negativ, Beharaj: Pjesëmarrja në votime bie në nivele historike

Procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës është mbyllur duke shënuar një pjesëmarrje historikisht të ulët. Deri në orën 17:00, kur u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit, pjesëmarrja ishte vetëm 11.84%, një rënie drastike krahasuar me 21% të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme.

Me mbylljen e procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe kanë nisur të dërgohen drejt katër Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qytet, ku do të bëhet edhe numërimi i votave. Konkretisht, KZAZ-të janë vendosur në shkollat “Ali Demi” dhe “Ismail Qemali”, si dhe dy të tjera në Pallatin e Sportit.

Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj tha se, “një incident u shënua pasdite në Pallatin e Sportit, një nga qendrat kryesore të numërimit, ku pati një ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 15 minuta”. “Situata u normalizua shpejt pa shkaktuar probleme në përgatitjet për grumbullimin e kutive”.

Tashmë, pritet që grupet e numërimit të vendosin për fillimin e procesit të hapjes së kutive. Për shkak të numrit të vogël të votave, mendohet se numërimi mund të nisë më herët se zakonisht, pasi në zgjedhjet e kaluara procesi ka filluar pas mesnate. Sipas informacioneve, rezultati për kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës pritet të bëhet i ditur në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, rreth orës 10:00.

Xhemil Beharaj: Atëherë, nga 146.000 votues që janë nga këto qendra që kanë dërguar informacionin, kanë votuar 17.392 votues, ose e shprehu kjo me përqindje 11.84%. Duke ju referuar gjithmonë shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 25 majit të këtij viti që ishin për pushtetin qëndror, pjesëmarrja në votime e Bashkisë së Vlorës ka qenë 21%. Ndërsa tashmë për bashkinë që janë zgjedhjet për kryetar bashkie, pra këto që po zhvillohen sot, është vetëm me 11%, afër 12%. Gjithmonë duke ju referuar shifrave zyrtare, do të pohoja faktin se sipas, shifrave zyrtarëve dhe sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Bashkinë Vlorë janë katër KZAZ, të ndara në 82, 83, 84 dhe 85, ku konkretisht KZAZ 82 është në shkollën Ali Demi, KZAZ-në 83 është në shkollën Ismail Qemali dhe 84 dhe 85 janë në Pallatin e Sportit. Pikërisht në Pallatin e Sportit, vetëm pak minuta më parë ka patur një ndërprerje të energjisë elektrike për afro 10-15 minuta dhe siç na njoftojnë kolegët tanë, është rikthyer energjia elektrike, ka qenë një defekt i shkurtër i cili ka bërë të mundur ikjen e energjisë elektrike për afro 15 minuta. Çka do të bënte, në qoftë se do të ishte ndonjë defekt serioz, do të bënte që të kishte probleme në grumbullimin e kutive të votimit pastaj dhe kur do të niste procesi i hapjes dhe i numërimit të këtyre kutive të votimit. Gjithsesi, kutitë e votimit janë mbyllur nëpër qendrat e votimit. Ato do të vulosen, do të plotësohet dokumentacioni dhe do të nisen drejt KZAZ-ve ku atje do të grumbullohen, do të dorëzohen me procesverbal dhe pritet pastaj nëse komisioni i numërimit, pra grupet e numërimit do të nisin nga puna për t'i hapur dhe për të bërë numërimin e kutive të votimit. Kjo do të përcaktohet se si do të bihet dakord se kur do të nisë procesi i numërimit të kutive të votimit. Sipas informacioneve të marra, në votimet e kryera vite më më parë, zakonisht është vendosur që numërimi i kutive të votimit të kryhet në orën 12:00 pas mesnate, pra në orën 00:00 kur fillon dita tjetër. Por meqenëse janë pak kuti votimi dhe pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët, mendohet që të nisë më parë procesi i hapjes dhe i numërimit të kutive të votimit dhe thuhet që brenda mëngjesit të ditës së nesërme, maksimumi deri në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, të ketë një rezultat se kush do të jetë kandidati fitues për Bashkinë e qytetit të Vlorës.

Armela Ferko: E qartë. Në fakt, pjesëmarrja në Vlorë shënon një rekord të ulët, duhet thënë, dhe nëse e krahasojmë edhe brenda këtij procesi ku pjesëmarrja në tërësi është e ulët, po dhe nëse e krahasojmë me bashkitë e tjera, pra brenda këtij procesi po them në vetvete. Nuk e di nëse është shënuar ndonjëherë një pjesëmarrje kaq e ulët, po do të kemi rastin ndoshta ta analizojmë edhe më vonë.

Xhemil Beharaj: Armela, do pohoja faktin se rreth një orë përpara se të mbylleshin kutitë, kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës ka bërë një lutje duke u drejtuar qytetarëve vlonjatë që të shkojnë dhe të votojnë pasi...

Armela Ferko: Po se praktikisht as administrata nuk ka dalë, nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë. As administrata e bashkisë nuk ka arritur të të dalë, nëse shohim shifrat.

Xhemil Beharaj: Po. Atëherë unë do thoja që meqenëse ka qenë dhe një ditë shiu, këta sheqerët e Partisë Socialiste nuk kanë dalë, kanë marrë lagështi, janë tretur...