Buxheti 2026, Teliti: Propagandë pa rritje reale për pensionistët dhe një barrë e re për biznesin
Projektbuxheti për vitin 2026 është prezantuar si një hap përpara, por një analizë e thelluar e shifrave zbulon një realitet të ndryshëm, të cilin ekspertët e cilësojnë si një "déjà vu" të viteve të kaluara, pa ndryshime thelbësore dhe me një mungesë të theksuar të politikave të reja. Kritikat kryesore fokusohen në stanjacionin e fondeve për sektorë jetikë si shëndetësia, mashtrimin e pretenduar me rritjen e pensioneve dhe barrën e re financiare që i ngarkohet padrejtësisht biznesit shqiptar. Sipas analizës së ekspertit Dorian Telitit i ftuar në Syri tv, shpenzimet për shëndetësinë mbeten të ngrira në 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një shifër identike me vitin paraardhës, duke sinjalizuar mungesën e një vizioni të ri për një sektor kaq kritik. Kjo inerci shtrihet edhe në fusha të tjera, duke krijuar përshtypjen se buxheti i ri është thjesht një vazhdimësi mekanike e atij të vjetrit.
Në bisedë më moderatorin Edvin Parruca, Teliti tha se “një nga pikat më të debatuara është ajo e pensioneve. Ndonëse flitet për një skemë të re që do të përmirësojë jetesën e pensionistëve, shifrat në projektligj tregojnë një tjetër histori”. Fondet për indeksimin e pensioneve dhe bonusi i fundvitit kanë një rritje minimale, e cila, sipas analizës, justifikohet vetëm me rritjen e numrit të pensionistëve të rinj dhe jo me një rritje reale të të ardhurave për frymë. Pensionisti, në bilancin vjetor, do të marrë saktësisht të njëjtën shumë si në vitin 2025. Çdo pretendim për rritje prej 15, 20 apo 25 mijë lekësh në muaj hidhet poshtë si "thjesht një mashtrim" propagandistik, i cili nuk gjen mbështetje në dokumentin zyrtar. Në frontin e pagave, rritja e pagës minimale nga 400 në 500 euro, ndonëse në pamje të parë pozitive, fsheh një kurth për sipërmarrjen.
Zotimi publik i Kryeministrit për të kompensuar bizneset për 9 muaj për kostot shtesë të sigurimeve shoqërore, është tradhtuar në buxhet. Nga 90 milionë euro të premtuara, në ligj janë parashikuar vetëm 10 milionë, shumë e cila mbulon vetëm muajin janar. Nga 1 shkurti e tutje, bizneset do të përballen vetë me këtë barrë të re financiare, duke rrezikuar të zhytën akoma më thellë në vështirësi, në një kohë kur i mungon mbështetja qeveritare dhe përballen me efekte negative ekonomike. Pra, ku po shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, nëse sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia nuk shohin përmirësime? Përgjigjja, sipas kritikëve, gjendet te kontratat koncesionare. Plot 125 milionë euro janë planifikuar për një grusht kontratash, shumica e të cilave janë të përfshira në hetime ose procese gjyqësore për korrupsion dhe afera klienteliste. Ky prioritizim i shpenzimeve ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si menaxhohen financat publike, duke lënë në harresë nevojat reale të qytetarëve dhe ekonomisë.
Dorjan Teliti: Sot do flasim për shëndetësinë. Të njëjtat vlera, 2.9% të GDP-së u dedikua këtë vit, 2.9% do dedikohet dhe vitin e ardhshëm, fondet që dedikohen drejtpërdrejt për shëndetësinë. Cili është ndryshimi, cila është risia? Absolutisht. Vazhdon "déjà vu", e njëjta skemë që ka vazhduar në vitet, këto 12 vite, që është dhe viti aktual, viti 2025, do vazhdojë për inerci edhe për vitin e ardhshëm 2026. Bujqësia, asnjë lloj ndryshimi për sa i përket dhe sektorit të bujqësisë. Po në të njëjtën skemë. Familjet në nevojë. Çfarë marrin këtë vit, po nga ana e qeverisë, pasi në buxhet janë parashikuar ndikimet e paketës fiskale. Por se çfarë përbën, ka në vetvete paketa fiskale, ne ende nuk e dimë dhe nuk mund të flasim dot konkretisht. Kështu që deri më sot ne mund të bazohemi vetëm çfarë kemi nga aspekti buxhetor, pra të shpenzimeve, se si do shpërndahen 9.1 miliardë euro. A shkojnë këto 9.1 miliardë euro sot te qytetari shqiptar? A shkojnë këto për një politikë të re të rritjes së pagave të administratës publike? Jo. Me ligjin që ka hyrë në fuqi që para tre viteve, është detyrim ligjor, jo politik, indeksimi i pagave me normën e inflacionit. Pra kushdo qoftë në qeverisje,
Edvin Parruca: Do bënte këtë gjë.
Dorian Teliti: I majtë apo i djathtë, qeveri politike apo qeveri teknike qoftë ajo, duhet të bëjë indeksimin me normën e inflacionit të pagave të administratës publike. Pra nuk është vendimmarrje politike, është detyrim ligjor. Përveç detyrimit ligjor, e cila është e detyrueshme kushdo qoftë në qeverisje. Qeverisja aktuale, a ka marrë ndonjë instrument, a ka marrë ndonjë politikë për ta bërë vitin e ardhshëm akoma më të lehtë le të themi për sa i përket
Për sa i përket, rritjes së pagave me ritëm më të lartë sesa norma e inflacionit, pra që të mos humbet fuqia reale blerëse? Jo. Zero para, zero lekë për sa i përket rritjes së tyre. Po për pensionet? E cila po flitet shumë këto ditë dhe po flitet vetëm për pensionet. Po flitet sikur ka një skemë të re e cila do të nxjerri pensionistët shqiptarë nga varfëria. Cilat janë fondet ndryshe për vitin 2026, krahasuar me vitin 2025? Absolutisht asgjë. E njëjta gjë, identike. Në vitin 2025 ke të parashikuar fondin për indeksimin e pensioneve në masën 16 milionë euro. Po vitin e ardhshëm ke të parashikuar formë për, i-për indeksimin e pensioneve në masën 17 milionë euro. Ky 1 milionë euro shtesë është thjesht për pasojë të faktit që rritet numri i pensionistëve. Bonusi i pensionistëve i parashikuar këtë vit është 97 milionë euro. Për vitin e ardhshëm i parashikuar 100 milionë euro. 3 milionë euro më tepër thjesht si pasojë e rritjes së numrit të pensionistëve me 28.000 pensionistë. Ku është kjo politika e re e pensioneve që flitet që do rriten pensionet dhe do marrin pensionistët nga 15, 20, 25 mijë lekë më tepër çdo muaj? Nuk ekziston, është thjesht një mashtrim. Atë që, që kanë marrë pensionistët në 2025-ën dhe që do marrin deri në dhjetor në formatin e bonusit, do ta marrin po njësoj dhe vitin e ardhshëm. Nëse pastaj bonusi i cili jepet në fund të vitit, dhe bonus deri në fund të vitit kemi dhënë dhe ne gjatë qeverisjes tonë, Partisë Demokratike. Por a merret dhe ai bonus prej 100.000 lekësh dhe pjesëtohet në 12 pjesë, në 12 muaj dhe quhet rritje, që vetëm rritje nuk është. Në fund fare, në bilancin vjetor, pensionisti atë që ka marrë këtë vit, identik do marri të njëjtën gjë, do marri dhe vitin tjetër. Dhe këtë nuk e themi ne si opozitë. Këtë e thotë ligji i, projektligji i buxhetit i prezantuar nga vetë qeveria. I shkruar e zeza në të bardhë.
Edvin Parruca: E qartë, po.
Dorian Teliti: Pra çdo gjë, çdo gjë tjetër përveç kësaj është thjesht një propagandë. Po ndërkohë shifrat në buxhet e thonë qartë, 2026-ta, pensionistët do kenë të njëjtin trajtim identik me trajtimin që do marrin deri në dhjetor të vitit 2025. As më pak dhe as më shumë. Ndërkohë që inflacioni do bëjë punën e vet, do ta gryejë dhe atë pension të ulët që kanë pensionistët. Do ta gryejë me dy, tre, 4%, varësisht se sa do jetë norma e inflacionit dhe varësisht se si shporta e ushqimeve, të asaj shporte që përdorin dhe që konsumojnë pensionistët shqiptarë.
Edvin Parruca: E qartë.
Dorian Teliti: Nga ana tjetër, flitet që do rritet paga minimale nga 400 deri në 500 milionë, deri në deri në 500 euro. Pati një zotim nga ana e kryeministrit, i cili tha, do të kompensojë për nëntë muajt e parë efektet e rritjes së pagës minimale, sepse është kosto për sipërmarrjen shqiptare, kur rritet paga minimale rritet kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, apo jo?
Edvin Parruca: Po, absolutisht.
Dorian Teliti: Dhe kryeministri u zotua publikisht që do të parashikojë 90 milionë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm, për të kompensuar efektet e rritjes së pagës minimale. A e dini se sa janë parashikuar realisht? E shkruar e zeza në të bardhë në ligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm? Vetëm 10 milionë euro. Pra kompensohet vetëm muaji janar. Nga muaj, nga data 1 shkurt e mbrapa, bizneset shqiptare si pasojë të rritjes së, të rritjes së barrës, ëh, barrës fiskale po themi, të kontributeve, si pasojë e rritjes së pagës minimale nga 400 deri në 500.000 lekë, do ta paguajnë çdo gjë në kurrizin e tyre, ku ata përveç se janë braktisur gjithë këto vite, nga mungesa e përgjegjshmërisë qeveritare për t'i dhënë atyre një asistencë, një mbështetje, për të ndërmarrë një politikë mbështetëse financiare, lehtësuese, për t'ju ardhur atyre në ndihmë sidomos prej efekteve të euros e cila u u shfuqizua në mënyrë të pashpjegueshme, përveçse me interpretimin të narko-euros, ata do marrin dhe një goditje tjetër të radhës, e cila do t'i kushtojë atyre shumë dhe do t'i zhysë akoma dhe më tepër në gropën e falimentit. Në rast se paga minimale do të rritej, por do të bëhej kompensimi i plotë i kostove shtesë, patjetër që po, do ishte një iniciativë shumë e mirë dhe pozitive. Por në momentin që ky kompensim nuk kryhet, kryhet vetëm për muajin e parë, ndërkohë që pastaj gjatë gjithë vitit, vetëm si pasojë e rritjes së së pagës minimale nga 400 në 500 euro, të ardhurat në sigurimin shoqëror dhe shëndetësor do të jenë 90 deri 100 milionë euro shtesë. Kjo pastaj është thjesht për të përmirësuar shifrat e mëdha të buxhetit, shifrat e qeverisë, por jo mirëqenien e shqiptarëve dhe jo mirëqenien e sipërmarrjes.
Edvin Parruca: E pra ku përfiton buxheti. Përfiton vetë buxheti nga kjo. Në vend që këtë hyrje ta jepte vitin e parë mbrapsht dhe të vijonte vitet e tjera, nuk e bën as këtë.
Dorian Teliti: Do ta bëjë për sërish dhe një herë vetëm muajin e parë, duke qenë se paga, paga minimale do të rritet që nga data 1 janar, vetëm për muajin janar do të ketë kompensim, nga data 1 shkurt e mbrapa, kompensim të kostove shtesë si pasojë e rritjes së pagës minimale në kurriz të sipërmarrjes nuk do të ketë. Pra edhe zotimi që u bë publik nuk është reflektuar në projektbuxhetin që ka ardhur po vetë nga qeveria shqiptare. Ku shkojnë paratë nëse nuk shkojnë për arsimin, e cila do vazhdojë të jetë ende shkolla me dy turne, që do vazhdojë të ketë universitete me kurrikula të pa apdetuara dhe me mungesë të konvikteve dhe të auditorëve të duhur, pa laboratorë. Ku do shkojnë paratë nëse nuk shkojnë për shëndetësinë, e cila mungon sot me ilaçe në anë e mbanë Shqipërisë dhe rimbursimi i tyre është problematikë madhore, sidomos për moshën e tretë. Shkojnë te kontratat koncesionare.
125 milionë euro vitin e ardhshëm për një grushtin e kontratave koncesionare, ku treçereku prej tyre janë ose nën hetim, ose nën gjykim, ose të përfunduara gjykime siç është rasti i inceneratorëve, që dihet tashmë, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Dihet tashmë që janë kontrata klienteliste dhe korruptive. 125 milionë euro për një grusht kontratash koncesionare të cilat nuk i sjellin gjë të mirë Shqipërisë, përkundrazi, thjesht gërryejnë financat publike, marrin paratë nga xhepi...