Vendoret e pjesshme/ Thirrja e kandidatit Guma: Ora që përcakton të ardhmen e Tepelenës sonë!

Në orën e fundit para mbylljes së qendrave të votimit, kandidati i pavarur në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, Gabriel Guma u është drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë masivisht në procesin zgjedhor. Përmes një mesazhi, theksohet se ky është një moment vendimtar që përcakton të ardhmen e qytetit.

"Edhe vetëm një orë na ndan nga vendimmarrja qytetare. Kjo është ora që përcakton të ardhmen e Tepelenës sonë," thuhet në mesazh, duke u bërë thirrje atyre që ende nuk kanë votuar, ta bëjnë këtë pa vonesë.

Në mesazhin e tij, Guma fton  qytetarët të mobilizohen së bashku me miqtë, familjarët dhe fqinjët për të shkuar drejt kutive të votimit.

Edhe vetëm një orë na ndan nga vendimmarrja qytetare. Kjo është ora që përcakton të ardhmen e Tepelenës sonë. Nëse ende nuk keni votuar, është momenti ta bëni atë.

 Merrni miqtë, familjen, fqinjët dhe shkoni në qendrat e votimit. Çdo votë ka zë, çdo votë ka peshë, çdo votë tregon dashurinë që kemi ne për vendin tonë.

 Sot nuk vendos politika. Sot vendos Tepelena. Deri në fund, ju lutem bashkohuni për të ardhmen tonë.