Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Rama urdhëron kreun e PS tu bëjë thirrje njerëzve...

Kryetari i PS-së Vlorë, Klevis Kaso u ka drejtuar një mesazh qytetarëve ku u bën thirje për të votuar në orët që kanë mbetur. Kaso theksoi se kanë mbetur edhe pak çaste nga mbyllja e procesit të votimit. Ai ftoi vlonjatët që të shkojnë drejt kutive të votimit dhe të shprehin dëshirën e tyre me votë.

“Qytetarë të Vlorës kanë ngelur edhe shumë pak çaste nga mbyllja e procesit zgjedhor. Do iu lutesha të drejtoheshit drejt kutive të votimit dhe të shprehni vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitimi dhe kjo u takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës”, tha ai.

Në Vlorë deri në orën 16 kanë votuar 11.42% e qytetarëve të regjistruar. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të këtë një pjesëmarrje të tillë në qytetin e Vlorës. Aty ky të majtët dilnin me daulle që në pikë të mëngjesit dhe prisnin radhën për të hedhur votën. Kjo siç duket ka shqetësuar Ramën i cili ka urdhëruar kreun lokal të rilindjes që t'u bëjë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.