Buxheti një miliard

Dikur në kohën e komunizmit, një prej filmave të paktë perëndimorë që arriti të depërtonte perden e hekurt ishte "Çeku një milion". Në të një milioner i dorëzon një të pastrehu një çek me vlerë një milion dollarë. Aq impresionuese ishte kjo shifër, sa i pastrehu u kthye brenda ditës në një pjesëtar të rretheve të larta shoqërore me të gjithë përfitimet e mundshme të një përkatësie të tillë.

Ky film m'u kujtua kur dëgjova Boratin të propagandonte buxhetin një miliard për shëndetësinë gjatë vitit 2026.

Së pari, ky buxhet nuk është vetëm për shëndetësinë, por përfshin edhe mbrojtjen sociale e cila zë rreth 20-25% të buxhetit total.

Së dyti, nuk duhet harruar se një miliard eurot e Boratit në 2026-ën mbartin kusuret e forcimit të narko-lekut që e ka bërë euron të humbasë gati 40% të vlerës.

Së treti, "çeku një miliard" i Boratit ngjan si dy pika uji me çekun një milion të filmit që përmenda më lart. Ai ngjan sugjestionues në pamje të parë, por analiza gjakftohtë e shifrave flet krejt ndryshe.

》Shpenzimet për banor mbeten afërsisht 385 Euro në vit, ndërkohë që Serbia i ka mbi 900 Euro në vit dhe Mali i Zi mbi 1,000 Euro në vit. Mesatarja e BE-së është 3,700 Euro për banor, pra gati 10 herë më e lartë!

》Rritja e buxhetit të shëndetësisë krahasuar me vitin e kaluar ka qënë më pak se 3% ndërkohë që buxheti si i tërë është rritur gati 7%. Pra, brenda buxhetit, shëndetësia nuk është aspak përparësi, përkundrazi është ndër sektorët më të nënçmuar.

》15 milionë Eurot e shtuara për spitalin onkologjik sërish janë thjesht një shifër në dukje bombastike, por realisht e mjerë. Pa llogaritur personat aktualisht nën trajtim dhe duke u fokusuar vetëm tek 8,000 rastet e reja që pritet të diagnostikohen gjatë vitit 2026, mesatarja për pacient e shtesës është më pak se 2 mijë Euro. Të gjykojnë vetë familjarët të cilët janë përballuar me një fatkeqësi të tillë shëndetësore! A bëjnë 2,000 Euro ndryshim në luftën kundër kësaj sëmundje?!

***

Borati i mandatit të katërt mbetet sërish ai demagogu, mashtruesi dhe hileqari që u faneps para shqiptarëve në vitin 2013!

Atëherë kur i mashtroi me shëndetësinë falas dhe krijoi shëndetësinë ku ai që nuk paguan, vdes!

Të paktën të kishte dedikuar për tumoret, po aq fonde sa ka dedikuar për koncesioneve mashtruese dhe hajdute!!!

Por jo!

Oligarkët do të vazhdojnë edhe në 2026-ën të majmen me paratë e të sëmurëve, ndërkohë që pacientët e onkologjikut dëgjojnë përralla me izraelitë, italianë, institute dhe inteligjencë artificiale!

Por një pjesë e shqiptarëve e kanë hak!

Kanë 12 vjet që e votojnë...