Edhe në 5 bashki njëlloj si me 11 maj/ Procesi zgjedhor, kreu i KQZ, Celibashi: Dy problematika në Vlorë e Cërrik...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematika gjatë procesit zgjedhor, konkretisht në Vlorë dhe Cërrik.
“Nuk rezulton të ketë problematika të zhvillimit të procesit. Është raportuar për dy problematika, një në Cërrik, për sjelljen e një vëzhguesi, por jemi duke e verifikuar nëse ky vëzhgues ka qenë duke parë se për kë po votonte votuesi.
Në Vlorë, ka patur një diskutim ndërmjet kryetares së QV me operator për procedurat e identifikimit. KQZ po e verifikon se cila ka qenë zgjedhja e secilit prej këtyre dy funksionarëve”, tha Celibashi.
Njëlloj si me 11 maj për Celibashin nuk jane probleme të mëdha. Ndërkohë që manipulohet vota dh u behtë presion votuesve kreu i KQZ flet si nga një planet tjetër.