Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës së Ukrainës, dhjetë të arrestuar në Rusi

Gati dhjetë persona, përfshirë rusë dhe të huaj, janë arrestuar në lidhje me një çështje penale që përfshin pjesëmarrjen në një organizatë terroriste që bashkëpunoi me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Kështu i tha agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti një burim pranë hetimit.

“Gati dhjetë shtetas rusë dhe të huaj janë arrestuar me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste përmes bashkëpunimit me SBU-në. Rasti përfshin gjithashtu disa individë të paidentifikuar”, deklaroi burimi i agjencisë.

Një nga të dyshuarit kryesorë, sqaroi burimi, është një shtetas i huaj i cili, sipas hetuesve, ka lidhje me SBU-në. Të pandehurit aktualisht po mbahen në qendrat e paraburgimit në kryeqytet, përfshirë Lefortovën.