Përditësohen të dhënat, gati 270 mijë qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 269,535.

Ky numër i votuesve paraqet 20.47 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani.

Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Të dhënat e KQZ-së mund t’i ndiqni në këtë link.