Skandal në Vlorë: Komisionerët e PS nxjerrin informacione për votuesit në qendrat e votimit
Në disa qendra votimi të qytetit të Vlorës, komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur duke nxjerrë informacion mbi personat që kanë votuar, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë rregullat e privatësisë dhe sigurisë zgjedhore.
Pothuajse në çdo qendër votimi të qytetit, janë vërejtur raste ku komisionerët e PS kanë shpërndarë informacione të ndjeshme për identitetin e votuesve. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe ka ngritur dyshime serioze për mundësinë e manipulimit të procesit zgjedhor, duke cenuar integritetin e zgjedhjeve dhe duke thyer parimet e transparencës dhe besueshmërisë të këtij procesi.
Sipas burimeve të siguruara nga SYRI TV, disa komisionerë të PS janë parë të diskutojnë me individë të tjerë për identitetin e votuesve dhe se kush kishte kryer votimin. Ky veprim është në kundërshtim me standardet e procedurave zgjedhore, që kërkojnë ruajtjen e sekretit të votës dhe ndalimin e shpërndarjes së çdo informacioni që mund të ndikojë në lirinë dhe ndershmërinë e procesit zgjedhor.