Votimi në Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Njerëz të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.
“Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati.
Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”.
“Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë,” deklaroi ai.
Megjithatë, kandidati vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në votime, duke u bërë thirrje qytetarëve të Tepelenës të vazhdojnë të dalin dhe të votojnë:
“Pjesëmarrja është shumë e mirë, tepelenasit duhet të vazhdojnë të dalin, të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dilni dhe votoni.”
Guma:
Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre.
Ajo që unë kam brohoritur më së shumti është që zgjedhjet duhet të jenë sa më shumë demokratike, jo me këto mekanizma, por si gjithmonë vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim.
Fakti pse jam këtu është sepse më kanë ardhur informacione se janë përpiluar edhe informacione të tjera në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste plot.
Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë.
Pjesëmarrja është shumë e mirë, tepelenasit duhet të vazhdojnë të dalin, të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dilni dhe votoni.