Kosovë/ Deri në ora 11:00 më pak votues krahasuar me raundin e parë, KQZ-ja jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se bazuar në informacionet nga komunat, procesi i votimit po zhvillohet normalisht.

Ai tregoi se numrin e votuesve që kishin dalë në periudhën e njëjtë, në raundin e parë të votimeve. Kjo është një dalje pak më e ulët krahasuar me rundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor.

“Nga të dhënat preliminare nga 95 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11 është 80 mijë 659 votues apo 6.13 për qind e votuesve. Deri në të njëjtën kohë në raundin e parë kishin votuar 7.58 për qind apo 99.765 votues”, ka thënë ai.