Teliti denoncon projektbuxhetin 2026: Shëndetësia dhe arsimi në koma, PPP dhe projekte luksi financohen me miliarda
Në një postim në rrjetet sociale, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit 2026, duke e cilësuar si një dokument që vazhdon të lërë në baltë sektorët kyç si Shëndetësia dhe Arsimi, ndërkohë që financiarizohen projekte të tjera luksoze dhe PPP.
Teliti e ka quajtur të papranueshëm faktin që financimi për Shëndetësinë është vetëm 2.9% të PBB-së, ndërsa për Arsimin është gjithsej 2.5%, duke i quajtur këto shifra “shumë larg premtimit 5% të PBB-së që u dha dikur”.
Në postimin e tij, Teliti ka theksuar se 13 vjet premtime për përmirësim të kushteve në spitale dhe shkolla nuk janë realizuar, duke sjellë si pasojë një situatë të rëndë me spitale pa barna, mjekë që largohen nga vendi, dhe shkolla që mbeten pa mësues dhe nxënës.
Ai ka përfunduar duke thënë se ky buxhet nuk mbështet arsimimin dhe shëndetësinë, por vazhdon të mbështesë varfërinë dhe emigracionin.
Postimi:
BUXHETI 2026: SHËNDETËSIA NË KOMA, ARSIMI NË KRIZË!
Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, vazhdojnë të lihen në fund të listës, ndërkohë që qindra milionë euro derdhen në drejtime krejt të tjera, në lukse e PPP.
Ndonëse u premtua financim 5% të PBB-së, realiteti vazhdon të jetë krejt ndryshe edhe në projektbuxhetin 2026.
*2.9% të PBB-së financim për Shëndetësinë.
*2.5% të PBB-së financim për Arsimin.
13 vite premtime të bukura, por realiteti sot flet për spitale pa barna, mjeke që largohen dhe shkolla pa mësues e nxënës!
Buxheti 2026 nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin.