Zgjedhje vendore 2025/ Pjesëmarrje e ulët në Tepelenë, vetëm 8.9% e qytetarëve kanë votuar deri tani

Në 21 qendrat e votimit në Bashkinë Tepelenë, pjesëmarrja në zgjedhjet vendore deri tani është jashtëzakonisht e ulët, vetëm 8.9% e votuesve të regjistruar.

Burime nga terreni bëjnë me dije se procesi i votimit po zhvillohet normalisht, pa incidente të raportuara, por numri i qytetarëve që po shkojnë për të votuar është minimal.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Numërimi i votave me AI në bashkinë e Tepelenës. Ja si do të procedohet

Kjo tendencë ngre shqetësime për legjitimitetin dhe përfaqësimin e votës në nivel lokal.

Autoritetet e bashkisë dhe komisionet e qendrave të votimit po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve gjatë gjithë ditës.