'Zgjedhje fantazmë në Vlorë'/ Në disa fshatra votojnë vetëm komisionerët, pjesëmarrja pothuajse zero
Procesi i votimit në qendrën administrative Novoselë po zhvillohet në kushte qetësie, por me pjesëmarrje thuajse inekzistente nga qytetarët.
Sipas raportimeve nga terreni, në fshatrat Poro, Delisuf dhe Dëllënjë, deri në këto momente kanë votuar vetëm komisionerët, ndërsa asnjë qytetar tjetër nuk është paraqitur për të ushtruar të drejtën e votës.
LEXO EDHE: Votim i vakët në Vlorë, shumica e kutive bosh edhe pas dy orësh nga nisja e procesit
Komisionerët konfirmojnë se procesi po vijon normalisht dhe pa probleme teknike, por mungesa e votuesve është bërë dukuri shqetësuese për këto zgjedhje të pjesshme.
Gazetari i Syri Televizion thonë se apatia dhe zhgënjimi politik kanë ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrje, ndërsa shumë banorë shprehen se “nuk presin ndryshim” dhe “nuk kanë besim tek procesi”.
KQZ ende nuk ka publikuar të dhëna zyrtare për përqindjen e pjesëmarrjes në këtë zonë, por sipas raportimeve në terren, në disa qendra të Novoselës votimi është simbolik – vetëm për komisionerët.