Votim i vakët në Vlorë, shumica e kutive bosh edhe pas dy orësh nga nisja e procesit
Megjithëse kanë kaluar dy orë nga nisja e procesit të votimit, në shumicën e qendrave të votimit në Vlorë situata paraqitet tepër e qetë dhe me interes shumë të ulët nga qytetarët.
Gazetari i Syri TV raporton se shumica e kutive të votimit janë ende bosh, ndërsa në disa qendra numërohen vetëm pak vota të hedhura, pavarësisht thirrjeve të partive politike për pjesëmarrje.
Burime nga terreni bëjnë me dije se frekuentimi i dobët vjen si pasojë e zhgënjimit edhe mungesës së besimit në procesin zgjedhor.
Ndërkohë, në disa zona periferike të qytetit, vëzhguesit kanë raportuar për punonjës administrate që qëndrojnë pranë qendrave të votimit, çka ka ngjallur shqetësime për presione të mundshme ndaj votuesve.