Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Ka nisur pa probleme procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut
Mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut, ku qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Deri më tani, procesi po zhvillohet normalisht, pa problematika dhe pa ndërprerje.
Në territorin e Bashkisë së Cërrikut janë gjithsej 57 qendra votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve të regjistruar në listë është 38,740.
Zgjedhjet e 9 nëntorit po zhvillohen në të gjitha njësitë administrative që përbëjnë bashkinë:
• Cërrik (qyteti qendër) – 17 qendra votimi
• Gostimë – 16 qendra votimi
• Klos – 7 qendra votimi
• Mollas – 10 qendra votimi
• Shalës – 7 qendra votimi
Në garë për drejtimin e bashkisë janë tre kandidatë:
• Florenc Doko, përfaqësues i Partisë Socialiste, jurist në profesion;
• Amarildo Hoxha, i mbështetur nga Partia Demokratike, mjek dhe aktiv në fushën e shëndetësisë dhe çështjeve sociale;
• Eligert Hima, kandidat i nismës “Shqipëria Bëhet”, i diplomuar për Kriminologji në Milano, që përfaqëson një brez të ri politikanësh me vizion qytetar dhe integrues.
Bashkia e Cërrikut zhvillon këto zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.