Bashkia Tepelenë dhe Berat/ Nisin procedurat për marrjen në dorëzim të qendrave të votimit

Nisin procedurat për marrjen në dorëzim të qendrave të votimit në Tepelenë dhe Berat

Në Tepelenë kanë nisur procedurat për marrjen në dorëzim të qendrave të votimit nga grupet e administrimit zgjedhor, në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor që do të zhvillohet nesër.

Ndërkohë, në Berat gjithçka është gati për nisjen e procesit në dy Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), pa u raportuar probleme në 116 qendrat e votimit që ndodhen në të gjithë territorin e bashkisë.

Në këtë bashki, të drejtën e votës e gëzojnë gjithsej 82,161 qytetarë, të cilët pritet të drejtohen nesër drejt kutive të votimit.