Aksident në Shkodër, plagoset 19-vjeçari me motor
Një aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në bulevardin ‘Skënderbeu’ në Shkodër.
Sipas informacioneve zyrtare, një makinë me drejtuese 40-vjeçaren A. H., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga E. L., 19 vjeç.
Si shkak i aksidentit, i riu ka mbetur i lënduar.
Policia e Shkodrës:
Rreth orës 16:40, në bulevardin ‘Skenderbeu’, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit