SYRI TV/ Bashkia e Cërrikut në komisionin e zgjedhjeve, PD: 30 punonjës pjesë e zgjedhjeve, intimidojnë zgjedhësit
Partia Demokratike denoncon përfshirjen e administratës së Bashkisë Cërrik si komisionerë të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Deputeti i PD për qarkun Elbasan Tomor Alizoti, që mbështet kandidatin e pavarur Amarildo Hoxhën tregon me gjithçka është e vërtetuar me mera dhe mbiemra, duke bërë thirrje që të largojnë punonjësit e bashkisë nga komisioni i zgjedhjeve.
Syri TV
Administrata e Bashkisë së Cërrikut është pjesë e komisioneve të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në këtë qytet. Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i cili ka deklaron se 30 anëtarë të komisioneve të zgjedhjes në Cërrik janë punonjës të Bashkisë, e cila më herët drejtohej nga partia socialiste.
Kandidati i pavarur për Bashkinë Cërrik, Amarildo Hoxha por i mbështetur nga Partia Demokratike, thotë se ligji ndalon rreptësisht që punonjësit e bashkisë të jenë pjesë e komisioneve zgjedhore për shkak të presionit që mund të ushtrojnë.
Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla u bë ministër bujqësie. Prej atëherë bashkia drejtohet nga Florenc Doka dhe pikërisht këtë jurist PS e garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD, ndërsa kriminologu i kthyer nga Italia, Eligert Hima garon nën logon e Shqipëria Bëhet.