SYRI TV/ Media e majtë franceze: Shqipëria, narko-shteti i ‘preferuar’ i BE
Media investigative franceze “Blast” ka bërë një artikull tronditës për Shqipërinë në të cilin theksohet se narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik për Europën. Në investigim citohen zyrtarë të agjencive kundër krimit të organizuar në Belgjikë, Francë, Itali, të cilët flasin për fuqizimin e krimit të organizuar shqiptar, aftësisë për të trafikuar sasi të mëdha droge dhe pastrimit të parave të krimit përmes lidhjeve politike me qeverinë shqiptare.
Syri TV
Pas medias holandeze ‘Follow the Money’, edhe portali investigativ francez ‘Blast’ sjell një investigim tronditës se si narko-shteti i Edi Ramës po rrezikon Europën. Investigimi me titullin Narko-shteti i Edi Ramës është kthyer në një Kalë Troje për Evropën, nis me një intervistë me ish-kryeministrin e arratisur Arben Ahmetaj i cili thekson se “të gjithë rivalët e Ramës përndiqen nga drejtësia, madje edhe ata që i bëjnë ballë brenda partisë së tij!” Duke cituar Ahmetajn, media franceze thekson se midis viteve 2014 dhe 2016, Shqipëria u bë prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë. Ky burim i madh financiar i ka dhënë krimit të organizuar mundësi të konsiderueshme për të diversifikuar aktivitetin dhe për të investuar në tregje të tjera, sidomos në drogat e forta, si kokaina. Në investigim citohen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të agjencive kundër krimit të organizuar në Belgjikë, Francë, Itali etj, të cilët flasin për fuqizimin e jashtëzakonshëm të krimit të organizuar shqiptar, aftësisë për të trafikuar sasi të mëdha droge dhe pastrimit të parave të krimit përmes lidhjeve politike me qeverinë shqiptare.
Në investigim evidentohen disa nga rastet më flagrante të lidhjeve me krimin të Kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij.
Pikërisht pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit zë një vend të rëndësishëm në këtë investigim.
Investigimi rikthen në vëmendje kundërshtimin që Holanda i bëri anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2021 pikërisht për shkak të krimit të organizuar, por nga ana tjetër, vendi ndodhet në një pozicion strategjik në Mesdhe, që e bën një territor kyç për Europën dhe Shtetet e Bashkuara – sidomos pas luftës në Ukrainë dhe Rama e përdor këtë kartë në mënyrë perfekte.
Në artikullin investigative të medias franceze thuhet se tashmë krimi përgatit të ardhmen.
Në mbyllje të investigimit theksohet se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti dhe me ironi shtohet se fatmirësisht, Kushtetuta nuk parashikon asnjë kufizim të mandatit të kryeministrit.